Kirurgët e denoncojnë penalisht dekanen Manxhuka

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 07:45 | Nga

Prokurorisë i është kërkuar ta “operojë” një proces rekrutimi, me të cilin menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë synon t’i bëjë profesorë të kirurgjisë dy mjekë të lidhur me spitale private – Floren Kavajën, babai i të cilit është pronar i spitalit “Kavaja”, dhe Fahredin Veselajn, bashkëshortja e të cilit është pronare e spitalit “Vita”.

Të dyja këto institucione ku punojnë të dy mjekët janë “klientë të mëdhenj” të laboratorit “Patohistologjia-S”, pronare e të cilit është dekania Suzana Manxhuka-Kërliu, kundër së cilës është ushtruar kallëzim penal, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkë me dekanen në fund të javës së shkuar janë paditur edhe pesë profesorë të Kosovës e dy nga Kroacia, nën pretendimin se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, e edhe atë të mashtrimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme