Banorët e Kievit po largohen pas sulmit të Rusisë

Prishtinë | 24 Shk 2022 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, rreth orës 5:55 me kohë lokale të Moskës ka njoftuar për operacione ushtarake në Ukrainë dhe disa minuta më vonë kanë nisur bombardimet e para në Ukrainë, raporton BBC.

Në kryeqendër të Ukrainës, janë ndezur sirenat, ndërsa në foto shihet numër i madh i qytetarëve duke u larguar me vetura nga qyteti.

Gazetari i Guardian, Luke Harding, në Twitter ka shkruar se bodrumi në apartamentin në Kiev ku gjendet ai është mbushur me familje me fëmijë të vegjël.

Po ashtu shumë persona kanë nxitur nëpër metro për t’u strehuar. E disa kanë hipur në autobusë për t’u larguar nga qyteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme