KIZ: Disa incidente po e zbehin procesin zgjedhor në Drenas

Drenas | 04 Dhj 2016 | 17:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Disa incidente si fotografimi i votës, ndalja e rrymës, persona të vdekur në listat zgjedhore, janë duke e zbehur procesin zgjedhor për kryetar të Komunës së Drenasit, thanë përfaqësues të Koalicionit për Integritet Zgjedhor (KIZ), kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Betim Musliu, nga ky koalicion që po vëzhgon zgjedhjet në Drenas, tha se deri më tani ka pasur katër raste të marrjes në pyetje të komisionerëve dhe vëzguesve në lidhje me parregullsi të raportuara.

Ai lavdëroi reagimin e Policisë dhe Prokurorisë në të gjitha rastet e raportuara, por tha se mbetet të shihet si do të procedohen këto raste më tutje.

Dalja e votuesve deri në orën 16 është 32 për qind, bën të ditur KIZ. “Për këtë periudhë kanë evidentuar parregullsi siç është fotografimi i votës, votimi familjar, asistimi i vëzhguesve partiakë dhe parregullsi të tjera që kanë zbehur procesin votimit”, tha Musliu.

Ndërkohë në fshatin Gradicë, një person është arrestuar dhe dyshohet për kryerje të veprës penale me kanosje.

Shqetësues, sipas Musliut, është dhe fotografimi i votës. “Në këtë rast dikush i ka borxh dikujt, sepse fakti që po fotografohet vota, po i bie që dikush po i raporton dikujt”, tha Musliu, i cili ftoi organet e drejtësisë të veprojnë.

Kurse, Albulena Nrecaj tha se KIZ ka evidentuar një sërë parregullsish gjatë procesit zgjedhor, si votime familjare, fotografim dhe publikim i votës, si dhe raste të emrave të personave të vdekur në listat zgjedhore.

“Janë 23 raste të votimit familjar që janë evidentuar deri më tani”, tha Nrecaj

Një problem i orëve të fundit është dhe mungesa e rrymës elektrike në qendrën e votimit në Çikatovë të Vjetër.

kiz-betim-musliu-1

kiz-betim-musliu-2

Të ngjashme