Koalicioni për Integritet Zgjedhor (KIZ) ka identifikuar disa nga parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjes për kryetar të Drenasit.
“Prezenca e shenjave të sprejit në gishtërinjtë e votuesve kemi pasur rreth 36 raste të tilla”, tha Driton Selmanaj nga ky koalicion.
“Kjo është një gjë e kundërligjshme dhe kemi pasur disa raste ku është tentuar të votohet dyfish në procesin zgjedhor”, ka thënë Selmanaj.
Sipas tij, këto parregullsi “mund ta dëmtojnë procesin zgjedhor”.