Nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi, njëherësh kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Beni Kizolli, ka vizituar Forumin e Biznesit në Prizren i cili këtë vit po organizohet për herë të VI-të, raporton EkonomiaOnline.
Gjatë bashkëbisedimit me bisneset vendëse, Kizolli deklaroi se forumet e biznesit janë mundësi e volitshme për promovimin e prodhuesve vendorë si dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit me bizneset pjesëmarrëse nga shtetet tjera.
Po ashtu Kizolli tha se institucionet vendore duhet të blejnë vetëm prodhime vendore, ndërsa shtoi se prodhuesve vendorë duhet ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë i Kizollit:
Sot vizitova Forumin e Biznesit në Prizren e cila këtë vit po organizohet për herë të VI-të.
Pata rastin të takoj disa nga bizneset pjesëmarrës në këtë forum të cilët me thanë që organizimet të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin dhe bashkëpunimin dhe për zgjerimin e tregut të biznesit vendor. Por ata patën edhe ankesa, ndër më kryesorit ishin tarifat e larta të energjisë elektrike, normat e larta të interesit bankar, taksat doganore, politikat fiskale, etj.
Për fat të keq jemi në një situatë jo edhe aq të mirë ekonomike, kemi bilanc jo të favorshëm tregtar, jemi vend konsumator që ende importojmë shumë. Nuk do ta kishim këtë situatë po të kishim zhvillim më të fuqishëm ekonomik dhe po të kishim një situatë më të mirë sociale dhe ekonomike.
Institucionet vendore duhet të blejnë vetëm prodhime vendore. Prodhuesve vendor duhen ofruar të gjitha lehtësitë dhe mundësitë që i ka shteti i Kosovës, që është obligim i Qeverisë, rritja e granateve për mikro-bizneset dhe hapja e Zonave Ekonomike me qëllim të rritjes së kapaciteteve te tyre do të reflektojë edhe në shtimin e vendeve të reja të punës.