Rexhep Gjyliqi nga Klinika Intensive në QKUK ka thënë se 17-vjeçari i lënduar në aksidentin e mbrëmshëm është në gjendje kritike dhe se ai ka pësuar disa lëndime serioze.
“Gjendja e të lënduarit ende është kritike. Pacienti me inicialet Q.A i lindur në vitin 2000 është pranuar në orën 3:00 të mëngjes me lëndime të rënda sidomos lëndimet janë të shprehura në pjesën e gjoksit dhe disa brinjë. Gjendja e pacientit është e rëndë por është në kontroll, është duke fjetur me barna dhe pritet në vazhdim evaluimi i mëtutjeshëm”, ka thënë Gjyliqi, raporton Zëri.
Në aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë kanë mbetur të vdekur 4 persona, 2 meshkuj dhe 2 femra.