Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme në trajtim janë 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 23 të tjerë post-covid.
Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 17 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient