Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë duke u trajtuar 6 pacientë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 3 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, si dhe 3 pacientë të tjerë janë post-Covid-19.
Ndërsa, 4 pacientë janë me oksigjeno-terapi.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
-Klinika Infektive, 4 pacientë
-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.