Trajtimi i pacientëve me COVID-19, është duke vazhduar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Atje aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga ky numër, 18 pacientë janë në oksigjenoterapi, kurse 5 në gjendje të rëndë.
“Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njofton Spitali i Pejës.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.