Kjo është Kaltrina Smakolli nga Vushtrria që humbi jetën sot në aksident

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 20:19 | Nga

Sot në magjistralen Klinë-Gjakovë, saktësisht në fshatin Volljakë afër Gurit të Zi, humbi jetën një femër dhe u lënduan dy të tjerë, një mashkull dhe një femër.

Fjala është për 26- vjeçaren Kaltrina Smakolli.

Sipas policisë, automjetin e tipit ‘Shkoda Oktavia’ e kishte drejtotuar e dyshimta shtetase shqiptare e Kosovës, Kaltrina Smakolli, lindur 10.09.1990 banuese në rr.”B”pa nr. Prishtinë, e cila ka humbur jetën në ketë aksident në vendin e ngjarjes, ndërsa veturën e tipit ‘Audi A8 ’ e drejtonte viktima shtetas i Kosovës, F.Th.(1985), në të cilin mjet ishte edhe pasagjerja shtetasja F.Th.(1986), me ç’rast viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur për deriasa drejtuesja e veturës ‘Shkoda Oktavia’ kishte qenë duke qarkulluar në rrugën magjistrale nga drejtimi i Klines në drejtim të Gjakovës dhe me te arritur fshatin Volljak, për arsye të pa njohura për momentin nga korsia e djathtë e lëvizjes, kalon në të majtë dhe me pjesën ballore të anës së majtë, përplaset në veturën ‘Audi A8’ në pjesën ballore të anës së majtë, si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ‘Shkoda Oktavia’ kishte mbetur e vdekur në vendin e ngjarje. ( ne veturë) , vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku i QMF-Klinë, ndërsa të plagosurit (lënduarit) janë transferuar me autoambulancën në Spitalin rajonal të Gjakovës dhe sipas informative momentale, gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Me pëlqimin e familjarëve, vendim të prokurorit shtetit trupi i viktimës iu lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

1904238_10153043592724378_2940308095683066451_n
Kaltrina Smakolli

14355968_10202219421683615_407648977_n

Të ngjashme