Kjo është letra që Edi Rama ia dërgoi Albin Kurtit një ditë pas fitores së 14 shkurtit

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që i ka marrë dhe po vazhdon t’i marrë kreu i kësaj partie, Albin Kurti nga udhëheqës shtetëror pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mes tyre është publikuar edhe letra që Kurti ka marrë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në letrën e dërguar, një ditë pas zgjedhjeve, më 15 shkurt, Edi Rama uron Kurtin për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Rama i uron Kurtit që lidershipi i tij të shënojë përparim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe gjithashtu në në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si dhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme