Nëse mendoni se “Despacito” është kënga më e bukur e viteve të fundit në fakt e keni gabim. Jo domosdoshmërisht klikueshmëria përkthehet në pëlqyeshmëri. Në fakt edhe pse numëron me miliarda klikime, çmimi nga “Q Awards”, iu dha këngës së Lana Del Rey-t “Video games”.
“Video Games” është publikuar 8 vite më parë, numëron rreth 220 milionë shikime dhe kënga zgjat rreth 5 minuta. Në atë kohë “Video Games” u refuzua nga shtëpitë diskografike për shkak se ishte shumë e gjatë dhe konsiderohej e lodhshme për t’u dëgjuar në radio.
Po ja që kaq kohë pas publikimit, kënga e Lana Del Reyt jo vetëm që u pëlqye por u vlerësua si më e bukura e dhjetë-vjeçarit të fundit.