Beteja që kjo shoqëri e ka është me të ardhmen, e assesi me të kaluarën.
Qeveria, e cila kthen të kaluarën në diskurs publik çdo te premte, është qeveri e cila bën betejë me të kaluarën. Rrjedhimisht, nuk i mbetet shumë mundësi të jetë qeveri e prioriteteve të së ardhmes.
Këtij vendi nuk i duhen qeverisjet e këtilla. Kosova s’ka nevojë për një qeverisje sikur ato të kaluarat, por gjithsesi as për beteja te vazhdueshme me të kaluarën. Ndër të tjera, edhe për shkak se e ardhmja ka shumë beteja që duan punë e angazhim me shumë vullnet e dashni për këtë vend.
Fitoret e së ardhmes nuk vijnë me ankesa, as me akuza e arsyetime. Ato i sjell puna me përkushtim e angazhimi i me të mirëve të vendit. Kjo bëhet duke parë përtej kalkulimeve elektorale.
E ardhmja do shumë punë. E ardhmja është digjitale. E ardhmja është e gjelbër.