Java e 20-të e elitës së futbollit kosovar do të startoj sot me tri ndeshje tejet interesante.
Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjakovës ku zhvillohet klasikja e futbollit kosovar mes Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Gjakovarët të këndellur pas ardhjes në kryes të klubit të Agim Canës shpresojnë të marrin një rezultat pozitiv për t’i ikur zonës së barazhit.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave Prishtina kishte marrë një fitore minimale 1-0 me një gol të shënuar nga Armend Dallku në fund të ndeshjes.
Vendasit vijnë në këtë takim pas humbjes nga Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0, ndërkohë Prishtina pasi kishte mposhtur Llapin dhe ia kishte marrë pozitën e liderit në Superligë.
Stadiumi i qyteti në Gjakovë pritet të jetë i stërmbushur pasi gjithmonë ka pasur numër të madh të shikuesve kur janë përballur këta dy gjigant të futbollit kosovar.
Vetëm 35 kilometra larg Gjakovës, në qytetin e Pejës do të zhvillohet një ndeshje tjetër në Superligën e Kosovës.
Besa e Pejës e cila mori një barazim në ndeshjen e parë 2-2 ndaj Drenicës do të jetë nikoqire e kampionit në fuqi Trepçës ’89.
Ndërkohë ndeshja e tretë e paraparë të luhet ditën e shtunë do të zhvillohet në Drenas me Feronikelin që pret Flamurtarin.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë me fillim nga ora 13:00.
Vala Superliga e Kosovës – Java 20
E shtune
Gjakovë – Vëllaznimi – Prishtina
Pejë – Besa – Trepça ‘89
Drenas – Feronikeli – Flamurtari
E diel
Gjilan – Gjilani – Liria
Podujevë – Llapi – Drita
E hënë
Gjilan – Vllaznia – Drenica