Klauzola e paparë dhe e padëgjuar e Gosensit me Interin, sapo të shënohet goli i parë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Robin Gosens iu bashkua së fundmi Interit në formë huazimi nga Atalanta.

Kampioni aktual italian e mori mbrojtësin e krahut gjerman në formë huazimi për 18 muaj.

Me këtë rast, Interi duhet t’i paguajë 22 milionë euro dhe tri të tjera të klauzolës së lojtarit, kur ta blejë atë, plus bonuset.

Por, ajo që është më e çuditshmja është se si do ta ketë të obliguar Interi që ta blejë lojtarin.

Në fakt, mediumi “Sky Sport”, respektivisht gazetari Florian Plettenberg njofton se, sapo Interi ta realizojë golin e parë zyrtar në sezonin 2022/23, blerja e 27 vjeçarit do të bëhet e obligueshme.

Gosens më pas pritet ta nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2026 me Interin.

Përfaqësuesi gjerman ka shfaqur formë të shkëlqyeshme me ekipin bergamask në edicionet e fundit dhe ai konsiderohet si një përforcim i madh i Interit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme