Klina planifikon afro 3 milionë euro për projekte kapitale më 2019

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 10:42 | Nga

Komuna e Klinës është në procesin e mbledhjes së kërkesave dhe nevojave të qytetarëve për përfshirjen e prioriteteve në planifikimin buxhetor, që i paraqesin banorët.

Megjithëse debatet e mbajtura me qytetarë dhe ato që priten të mbahen në kuadër të takimeve për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021, fokusimi i Komunës është përqendruar më tepër për planifikimin e buxhetit për 2019, pasi në dy vjetët e tjera ekziston mundësi e ndryshimeve të planifikimit buxhetor, shkruan sot Koha Ditore.

Aziz Desku, drejtor i Financave i ka thënë KD-së se Komuna e Klinës për vitin e ardhshëm planifikon një buxhet prej 2 milionë e 740 mijë euro vetëm për investime kapitale. Kjo shumë është më lartë prej rreth 80 mijë eurosh sesa që ishte vitin e kaluar për projekte kapitale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme