Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, ka reaguar ndaj mbajtjes së seancës së sotme të Speciales.
Klinaku e ka quajtur këtë seancë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, si tejet politike.
Ai theksoi se kjo prokurori po tenton ta fitoj rastin pa prova.
“Prokuroria puro politike në Hagë, e cila e ka qëllimin për ta fituar rastin pa prova, ose vetëm me pseudoprovat e saj, detyrohet që të tërhiqet pas reagimit të mbrojtësve të cilët thanë se do t’iu bëjnë ekspertizë të gjitha akuzave dhe të gjithë dëshmitarëve”, ka shkruar ai në Facebook.