Klinaku: Është krim i drejtësisë nëse gjykohen luftëtarët e UÇK-së para atyre serbë

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se do të vazhdojnë duke mos e njohur Gjykatën Speciale, përcjell Ekonomia Online.

Klinaku ka theksuar se të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë

“Nuk e kemi njohur, nuk e njohim dhe nuk do ta njohim Gjykatën Speciale, pavarësisht miratimit nga Kuvendi i Kosovës. Të gjykohet qoftë edhe një luftëtar i UÇK-së, para se të gjykohet pushtuesi serb i cili kreu krime, masakra e gjenocid në Kosovë, është krim i rëndë nga ana e drejtësisë”, ka thënë Klinaku përmes një postimin në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës, Tomë Gashi avokati i krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ka njoftuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzën

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme