Klinaku i reagon ZPS-së ndaj aktakuzës së ndryshuar në çështjen e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Prishtinë | 01 Mar 2023 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në të cilën ndodhen emrat e viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.Klinaku përmes një postimi në rrjetin sopcial Facebook ka reaguar duke thënë se ka raste që ai i di vet ku ZPS-ja iu ka folur serbisht dëshimtarëve dhe iu premtojnë strehim e banim jashtë Kosovës, vetëm që të japin dëshmi të rrejshme ndaj UÇK-së, por që po refuzohen.

Të ngjashme