Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, homazhe pranë varreve të familjes Jashari kanë bërë anëtarët Organizatës të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, tha janë të dëshpëruar që organet e drejtësisë në Kosovë nuk i kanë ndjekur krimet e luftës.
“Sa herë që vijmë për t’i kujtuar Këtu çdo herë si organizatë vijmë dhe kur e shohim këtë vend që në mesin e tyre ka edhe fëmijë na kujtohen gjërat që i kanë bërë, ne nuk jemi të kënaqur me organet tona që nuk i ndjekin këto krime. Fatkeqësisht ata kanë miratuar gjykata ndërkombëtare”, tha Klinaku.