Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se janë bërë 1 muaj nga ndërhyrja e kundërligjshme në zyrat e veteranëve.
Klinaku i ka përmendur edhe gjërat që janë marrë gjatë aksionit të EULEX-it, për të cilat thotë se “nëse i marrin e nuk i kthejnë më, atëherë kjo i bjen që të jetë edhe vjedhje”.
“Një muaj nga ndërhyrja e kundërligjshme dhe politike e gjykatës speciale në zyret tona. M’tha njani se gjërat që i marrin nuk i kthejnë më, sepse kështu kanë vepruar edhe UNMIK-u dhe EULEX-i. I thashë atëherë kjo i bjen që të jetë edhe vjedhje”, ka shkruar ai.
Në ditën e këtij aksioni u arrestuan edhe kryetari i organizatës së veteranëve Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, të cilët janë dërguar në Hagë nën dyshimet për pengim të drejtësisë.