Klinë: Rrahje ndërmjet disa personave në Klinë, dyshohet se u përdor edhe arma

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje mes disa personave u raportua se ka ndodhur mbrëmjen e së dieles mes dy grupeve në Klinë.

Dyshohet se aty u përdor edhe arma e zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin janë deklaruar nga policia.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.

“Është hapur rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ende nuk e kemi asnjë të dyshuar lidhur me rastin”, tha Rugova për Klankosova.tv

Po ashtu nuk dihen ende motivet që kanë çuar deri tek ky konflikt.

Të ngjashme