Klinika e Kardiologjisë sot në gjyq, gjykohen shefi dhe vartësit e tij

Prishtinë | 22 Shk 2023 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Të enjten pritet të mbahet seanca për rastin “stenta-2”. Nesër me akuzat e prokurorisë në rastin “Stenta 2”, do të përballen 40 të akuzuarit, përkatësisht, Gani Bajraktari, Nexhmi Zeqiri, Daut Gorani, Elfedin Muhaxheri, Reshat Emra, Hamza Selmani, Ismajl Avdimetaj, Sali Shala, Nehat Rexhepaj, Agron Besimi, Petrit Ademaj, Bajram Mziu, Agron Leka, Driton Miftari, Besim Guda, Mirdi Strana, Shemsedin Shabollari, Fisnik Hima, Luan Pazhari, Galina Berisha, Bajram Preteni, Lulzim Kamberi, Faik Shatri, Ejup Pllana, Florim Sadiku, Halim Halili, Agim Krasniqi, Hajdin Çitaku, Edmond Haliti, Besnik Koliqi, Afrim Poniku, Banush Gashi, Nebih Musliu, Dardan Koqinaj, Xhevdet Krasniqi, Lazër Prekpalaj, Rexhep Manaj, Kelmend Pallaska dhe Arlind Batalli.

Pothuajse e gjithë Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare është duke u udhëhequr nga mjekët me aktakuza. Partia në pushtet, e cila erdhi me pretendimin se do ta luftojë korrupsionin, duket se nuk e ka pasur seriozisht.

Pasi, që disa nga të akuzuarit për rastin “Stenda 2”, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë përzgjedhur si drejtor.

Duke nisur nga Lulzim Kamberi, i cili para një viti u emëruara si Drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.

Kamberi, që tash drejton Klinikën e Kardilogjisë është i akuzuar në mesin e 40 mjekëve për korrupsion të njohur në rastin “Stenda 2”.

Dr.Edmond Haliti, Dr.Hamza Selmani, Dr.Nehat Rexhepaj, që të tre me aktakuza për rastin e “Stenda2”, janë emëruar ushtrues detyre të shefave të reparteve në Klinikat e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Akuza që rëndojnë mbi Kamberin sipas Prokurorisë, janë për referime të pacientëve në spitale private nga Klinika e Kardiologjisë.

Njëjtë si Kamberi, nesër para gjykatës pritet të dalë edhe Kryeinfermieri Klinik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Murat Abazi.

I akuzuari Abazi, kishte deklaruar më parë se referimin e pacientëve për stenta e kishte bërë për shpëtimin e jetëve të njerëzve.

Para gjykatës nesër do të dalin edhe kardilogët, Elfedin Muhaxheri dhe Rexhep Manaj dhe Finsik Hima.

Kardiologu, Afrim Poniku, pritet që nesër të del para gjykatës. Për të njëjtin rast, po akuzohet ëdhe mjeku nga Prizrenit, Ferid Susuri.

Në rastin e njohur si ‘Stenta’, fillimisht në një proces gjyqësor të akuzuar kishin qenë edhe ish-ministri i Shëndetësisë (MSH), Ferid Agani, ish-sekretari i MSH-së, Gani Shabani dhe 11 të akuzuar të tjerë, mirëpo, rasti ishte veçuar në tri pjesë qysh në shqyrtimin fillestar.

Prokuroria e Shtetit, më 15 qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-sekretarit të përgjithshëm të MSh Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangia nga tatimi “.

Me këto veprime të të akuzuarve, PSKR pretendon se dëmi që i është shkaktuar buxhetit të Kosovës është 4,555,553.00 euro.

Të ngjashme