Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjera janë lënduar nga zjarri që ka kapluar një klinikë rehabilituese për personat e varur nga droga në Guayaquil të Ekuadorit.
Dyshohet se incidentin e shkaktuan pacientët pasi që u kishin vënë flakën dyshekëve si përpjekje për të ikur nga klinika, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
“Ne bashkëndjejmë për vdekjen e 17 njerëzve në këtë tragjedi dhe gjithashtu dënojmë neglizhencën e mbikëqyrësve të klinikës”, thuhet në deklaratën e departamentit të zjarrfikësve.