Klipi i Dafina Zeqirit i ngjashëm me këngën e këngëtares kanadeze

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ditë më parë publikoi këngën e re “La Reina”. Projekti i saj u prit mjaft mirë nga publiku ndërsa më shumë u komentuan skenat eksplicite që ajo solli në klip. 

Bukuroshja në këtë videoklip kishte ndërruar pesë stile të flokëve gjersa tërhoqi vëmendje edhe me veshjet e saj.

Megjithatë, në pjesën e klipit kur u shfaq në vaskë, Zeqiri duket se ka kopjuar reperen kanadeze, Tommy Genesis, pasi në një nga projektet e saj shfaqet e tillë me lëvizje të njëjta, siç bën edhe artistja jonë.

Për të parë ngjashmëritë mes tyre, shikojeni videot që ua sjellim më poshtë.

Sido që të jetë, këngëtarja Zeqiri në çdo videokëngë vjen mjaft e veçantë dhe shquhet për stilin e saj.

Në ditët në vazhdim do keni edhe shumë këngë të reja nga Duffye, pasi është duke punuar vazhdimisht. /Telegrafi/

Të ngjashme