Klopp lë derën hapur për transferime të reja

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli do të jetë i hapur për të transferuar lojtarë në afatin kalimtar të janarit nëse do të vlerësohen të nevojshëm për të ndihmuar skuadrën në luftën për titull të Prmeier Leagues së Anglisë. Kështu ka thënë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.

Skuadra e Kloppit ka marrë disa goditje në javët e fundit, ku mbrojtësit Joel Matip dhe Joe Gomez do të mungojnë deri në mesin e janarit për shkak të lëndimeve, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Derisa mbrojtësi anësor Trent Alexander-Arnold dhe mesfushori Naby Keita mund të kthehen menjëherë për ndeshjen kundër Newcastle Unitedit të mërkurën, Klopp ka lënë të kuptohet se problemet me gjendjen fizike të lojtarëve mund ta shtyjnë atë të rimendojë strategjinë e transferimeve.

“Unë jam shumë i lumtur me atë që kam, por kurrë nuk i dihet. Për këtë arsye unë gjithmonë mbaj derën hapur”, ka thënë Klopp në konferencën për media të hënën.

“Nëse ndodhin edhe probleme të tjera, atëherë duhet të shikojmë pasi ka ende shumë ndeshje, dhe është vërtetë e rëndësishme që gjithmonë të mundë të reagojmë. Nëse ndryshon diçka dramatikisht atëherë duhet të shikojmë. Nëse nuk ndodh asgjë, atëherë do të them se nuk do të bëjmë asgjë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme