Klopp: Me Napolin ishte loja më e keqe prejse jam te Liverpooli

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë që humbja e tyre ndaj Napolit në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve ishte një shfaqje horror.

Të Kuqtë u mposhtën në stadiumin “Diego Armando Maradona” me rezultat 4:1.

“Mbajtëm një takim me lojtarët. E shikova ndeshjen dhe në të shumtën e rasteve ishte shfaqje horror, me të thënë të drejtën”, ka thënë Klopp në konferencë për media.

“Djemtë e dinin, por e shikoj prapë, duke e qartë; ishte loja më e keqe që e kemi luajtur qëkur kam ardhur këtu dhe i kemi luajtur disa lojë të këqija”.

Të ngjashme