Nikola Kalinic u kërkua nga Schalke dhe Eintracht Frankfurt, por Milani kërkoi 35 milionë euro për sulmuesin.
Sipas Calciomercato.com, Schalke dhe Frankfurt, të dyja kishin shprehur interesim për humusin kroat në afatin kalimtar të janarit.
Schalke nuk kishte pranuar ta paguante shumën, ndërsa Frankfurt vetëm kishte shfaqur interesim për të mos u futur në bisedime.
Milani preferon ta shes sulmuesin vetëm nëse arrin të fitojë para, pasi ka marrëveshje me Fiorentinën për obligimi blerje për 25 milionë euro.
Sulmuesi 30-vjeçar ka shënuar katër gola me Rossonerët, por shumë probleme me lëndime e kanë stopuar.
Sipas ‘CM’ lojtari i ka kaluar problemet fizike dhe për ndeshjen me Romën në fundjavë pritet të jetë gati.
Kalinic pritet t’i ketë disa minuta në këtë ndeshje për tu kthyer pastaj të luajë nga fillimi.