Malmo e ka nderuar Labinot Harbuzin në ndeshjen kundër Hammarbyt.
Futbollisti kosovar, Labinot Harbuzi u nda nga jeta më 11 tetor pas një sulmi në zemër, transmeton GazetaMetro.
Harbuzi ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura, derisa për Malmon, klubi i cili e nderoi në takimin ndaj Hammarbyt kishte luajtur për tri sezone ku kishte realizuar 4 gola në 50 paraqitje.
Malmo dje e mposhti Hammarbyn me rezultat 2-1, ndërsa në minutën e 23-të i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për ta nderuar me duartrokitje tashmë të ndjerin Harbuzin.
Tifozët e Malmos shfaqën edhe një baner ku shkruante ‘Pusho në paqe Labi’.