Ylli kosovar i Werder Bremenit po kërkohet me të madhe nga klubet e njohura evropiane, ndërsa Napoli i ofron plot 30 milionë euro për shërbimet e tij
Napoli është futur seriozisht në garë për Milot Rashicën, shkruan Gazeta Express.
Klubi italian madje e ka gati një ofertë të majme për futbollistin kosovar.
Sipas mediave italiane, klubi nga Serie A do t’ia ofrojë Werder Bremenit 30 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.
Napoli e kërkonte 23 vjeçarin që prej kohës kur luante në Vitesse tri vjet më parë.
Werderi e vlerëson futbollistin ofanziv 38 milionë euro.
Por, nëse Bremeni bie nga Bundesliga, vlera e Rashicës do të bie dukshëm.
Rashicën ndërkohë e pëlqen edhe Lazio në Itali.
Në Gjermani, yllin kosovar e duan Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.
Kurse, në Angli interesim për të kanë shfaqur Liverpooli, Aston Villa.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Ai i ka realizuar 10 gola këtë sezon deri tash me Bremenin.
Në total, ish-futbollisti i Vitesses i ka realizuar 23 gola në 59 paraqitje me Werderin.
Përfaqësuesi kosovar pritet ta vendosë për të ardhmen e tij brenda pak javësh.