KMDLNJ e dënon tentim-sulmin ndaj gazetarit Buzhala

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas raportimit se persona të panjohur kanë tentuar ta sulmojnë gazetarin Berat Buzhala derisa ky i fundit kishte shkuar në barnatore për të blerë barna.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës ta hetojë rastin dhe pasi të sigurohen prova, përgjegjësi apo përgjegjësitë të nxirren para organeve të drejtësisë, njofton Klan Kosova.

“Kërcënimet nda zotit Buzhala ndërlidhen me punën që e bënë si gazetar dhe publicist dhe , në këtë kontekst KMDLNj konsideron si sulm ndaj fjalës së lirë , frikësim ndaj gazetarëve për punën që e bëjnë dhe përpjekje për të penguar gazetarët në ushtrimin e punës”.

“Aq më keq , në kohën kur i tërë opinioni kosovar është i shqetësuar për përhapjen e pandemisë COVID- 19 , të shfrytëzohet kjo situatë për kërcënim ndaj gazetarëve , duke menduar se do të kalojnë të pa hetuar dhe padënuar paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut prandaj KMDLNj  e dënon ashpër këtë rast dhe të gjitha rastet ku cenohet liria e shprehjes dhe ku frikësimi për shkak të mendimit ndryshe ka përpjekje të shndërrohet në standard nga pozita e të fortit dhe mujsharit. KMDLNj, në këto raste të vështira për Kosovën , rajonin dhe më gjerë e vlerëson shumë punën e gazetarëve që kanë qasje konstruktive dhe profesionale dhe , të cilët bëjnë sakrifica për informimin e drejtë të opinionit”.

“KMDLNj është mbështetëse e fuqishme e lirisë së fjalës , si njërën ndër vlerat elementare të të drejtave të njeriut prandaj mbështet Berat Buzhalën si dhe të gjithë  gazetarët tjerë që të vetmin standard për informim të drejtë e kanë profesionalizmin dhe përgjegjësinë ndaj punës që e bëjnë sikur që denoncon dhe dënon çdo përpjekje për frikësim, shantazhim dhe pengim të gazetarëve në punën e tyre. KMDLNj duke e vlerësuar profesionalizmin e tyre shpreson dhe kërkon nga Policia e Kosovës  që të bëjë hetime të shpejta dhe efikase ndaj keqbërësve eventualë apo dhunuesve të fjalës së lirë , si masë parandaluese për veprime të ngjashme në të ardhmen”.

Të ngjashme