KMDLNj reagon pas sulmit ndaj autobusit dhe plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë

Prishtinë | 08 Jan 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojten e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për rastet e autobusit të kompanisë ”Fadili Tours” i cili është gjuajt nga persona të panjohur me gurë afër Beogradit, si dhe rastin e plagosjes së dy qytetarëve serbë në afërsi të Shtërpcës.

Autobusi ishte duke udhëtuar për në Gjermani. Të lënduar nuk ka pasur.

Nga ky Këshill thonë se qytetarët e Kosovës gjithnjë përballen me pengesa dhe rreziqe e derisa edhe gjobiten

”Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i
dokumenteve, vedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e
humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta”, thuhet në reagimin e Këshillit.

”Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK, të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar. Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar”.

Nga KMDLNj thonë se për disa herë kanë rekomanduar bashkatdhetarët që të
shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova mirëpo nga institucionete Kosovës ishte simbolik

“KMDLNj për disa herë kemi rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë”.

Ndërsa për rastin e plagosjes së dy qytetarëve nga Këshilli thonë se duhen të përfundojnë hetimet e pastaj të flasim.

”Thuaja në të njëjtën kohë në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara u plagosën një serb i moshës
21-vjeçare dhe një fëmijë i moshës 11-vjeçare dhe, si i dyshuar u arrestua pjesëtari i FSK-së,
A.K., 33-vjeçar. Pas kësaj ngjarjeje, ende pa filluar hetimet filloi një fushatë e linçimit publik të
A.K. Nga krerët e institucioneve të Kosovës, nga ndërkombëtarët kujdestarë, nga politikanët e
Serbisë, nga pjesa llaskuce e shoqërisë civile të Kosovës, nga kisha ortodokse serbe dhe, mungoi
vetëm edhe reagimi i Papë Françeskut. U nxorën cilësime se FSK është e njëjtë me ushtrinë
kriminale të Millosheviqit, se duhet të turpërohemi se jemi shqiptarë, se Kosova u dëmtua rëndë në skenën ndërkombëtare dhe pallavra tjera, krejtësisht të pambështetura në fakte dhe në kundërshtim me normat elementare morale”.

Në reagim, KMDLNj ka kërkuar që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet rasti, të mos zbatohen standarde të dyfishta gjatë
reagimeve dhe të mos ndërhyhet në pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtij
rasti.

“Ashpërsia, brutaliteti, anshmëria dhe shantazhimi përmes reagimeve publike të papërgjegjshme e ka vënë në pozitë diskriminuese të arrestuatin A.K., i cili duket të jetë shpallur fajtor ende pa filluar gjykimi që nuk garanton një proces të drejtë, të pandikuar dhe të paanshëm gjyqësor e që garantohet edhe me Kushtetuten e Kosovës, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Këto reagime publike politike vendore dhe ndërkombëtare në fakt përbëjnë ndërhyrje flagrante në hetuesi prandaj, në këto rrethana kërcënimi nuk ka prokuror që ka guxim të marrë vendim në përputhje me provat por se vepron në bazë të inercionit për të mbijetuar dhe ruajtur vendin e punës”, thuhet në reagim.

KMDLNj thekson se po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë. “E turpshme, patolerueshëm e turpshme!

Të ngjashme