KMDLNj: Hysni Gucati në gjendje jo të mirë shëndetësore, s’po lejohet të vizitohet nga familjarët

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka bërë të ditur se ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë e ka marrë vesh nga familjarët e Gucatit, teksa KMDLNj ka thënë se Gucati nuk ishte lejuar të vizitohej as nga familjarët e tij.

Komunikata e plotë:

Mbrëmë , nga familjarë të Hysni Gucatit KMDLNj –ë është informuar se gjendja shëndetësore e Hysni Gucatit nuk është e mirë dhe se përkeqësimi është pasojë e një intervenimi kirurgjik të komplikuar pas të cilit ishte edhe një intervenim tjetër kirurgjik që zgjati , së paku tre orë ( të premten e kaluar ) ndërsa , dje , më datë 8 nëntor 2022 ishte një intervenim më i vogël për shkakun se gjendja shëndetësore nuk po i përmirësohet , ka temperaturë deri më 40 gradë dhe se ka infektim e që nuk po dihet shkaku . Gjithnjë  sipas informatës së familjarëve të Hysni Gucatit atij i është marrë një pjesë e indit për të bërë analizat për shkakun që po prodhon pasoja për shëndetin e Hysni Gucatit sikur që është infeksioni i vazhdueshëm dhe zjarmi të lartë. Familjarët e Hysni Gucatit i kanë deklaruar KMDLNj –së se gjatë dhe pas operacionit nuk u është lejuar vizita , madje as gruas së kryetarit të dënuar të OVL –së së UÇK-së përkundër faktit se kanë kërkuar me këmbëngulje këtë . Gjithashtu , familjarët por edhe mbrojtësi kanë kërkuar të kenë qasje në dosjen shëndetësore përkatësisht ta mësojnë diagnozën e sëmundjes së Gucatit por se nuk i është treguar . Pas këtyre refuzimeve dhe duke u thirrur dhe duke besuar se Gjykata Speciale është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës , i janë drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë me kërkesë të sigurohet mundësia , me ndihmën e MD  , që të vizitohet Hysni Gucati gjatë tërë kohës së trajtimit mjekësor por se nuk janë të kënaqur me premtimet dhe angazhimin nga kjo ministri . KMDLNj ka sqaruar familjen e Gucatit se MD nuk ka asnjë qasje e as ndikim në trajtimin e të burgosurve të Gjykatës Speciale dhe se të drejtën ekskluzive për këtë e kanë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit në Gjenevë dhe Avokati i Popullit i Holandës dhe se këto janë adresat ku ata duhet t’i adresojnë shqetësimet për shkelje të drejtave të njeriut të personave të burgosur në Njësinë e Paraburgimit në Hagë , që të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës e që janë më se evidente .

KMDLNj –ë , edhe më heret ka informuar opinionin se për shkak të kalkulimeve të Gjykatës Speciale , ndërhyrja kirurgjike është bërë me vonesë dhe vetëm pasi ishte dënuar thuaja me dënim kapital prej 4.5 vjetëve me burg e që , thuaja ishte përmbushje e kërkesës së Prokurorit të “ Specializuar “ që kërkonte dënim maksimal prej 6 vjetëve burg për Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn . Edhe Nasim Haradinaj u dënua me 4,5 vjet burg dhe , që të dy presin vendimin e Gjykatës së Apelit , në fillim të janarit 2023 ku , KMDLNj –ë pret të ketë ulje të dënimit.

KMDLNj –ë është shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Hysni Gucatit , Salih Mustafës  dhe Jakup Krasniqit duke kërkuar nga organizatat monitoruese ( ndërkombëtare ) që të ngrejnë këto shqetësime si shkelje e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria e që janë të garantuara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në kohën kur Gjykata Speciale , me Rregulloren për trajtimin e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria , përveç Rregullave Evropiane të Burgjeve ka integruar edhe Rregullat e Nelson Mandeles , si standardi më i lartë i trajtimit që parashihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara . Në rastin konkret këto janë vetëm në letër . Në anën tjetër , Kuvendi i Kosovës , si themelus i Gjykatës Speciale e ka për detyrim që përmes Komisionit për të Drejtat e Njeriut seriozisht të trajtojë këto shqetësime duke i adresuar edhe në një seancë të Kuvendit , si pikë e rendit të ditës apo si temë e veçantë. Kjo  në asnjë mënyrë nuk nënkupton se Kuvendi i Kosovës , MD apo ndonjë institucion tjetër po ndërhynë në drejtësi por se e kanë detyrim që të interesohen për trajtimin e shtetasve të Kosovës , të burgosur në Njësinë e Paraburgimit në Hagë sikur që kanë për detyrim interesimin për trajtimin e të privuarve nga liria dhe të dënuarve që janë të vendosur në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese në territorin e Kosovës.

Në rastin e Hysni Gucatit KMDLNj –ë vlerëson se kemi shkelja flagrante të të drejtave të njeriut përkatësisht mosdhënia e shërbimeve shëndetësore me kohë sikur që edhe mosdhënia e mundësive e trajtimit mjekësor jashtë qendrës ku mbahet tani .  KMDLNj –ë përkujton opinionin se në raste të ngjashme , madje shumë më të rënda në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish – Jugosllavinë  , trajtimi shëndetësor ka qenë më humanë dhe më profesional.

KMDLNj –ë kërkon që Kuvendi i Kosovës , si themelues , të kërkojë që të dënurit eventualë , pas plotëfuqishmërisë së dënimit të kenë mundësi të vuajnë dënimin në një shtet që është më afër familjes përjashtuar këtu Kosovën , Serbinë dhe Shqipërinë për të cilat ka ndalesa që të pranojnë këtë kategori të të dënuarve .

Nëse Kosova , për një grusht eurosh pranon që kriminelët e dënuar në Danimarkë , asnjëri shtetas i Danimarkës  të akomodohen në Burgun e Gjilanit në kushte të një hoteli mesatar dhe me shërbime mjekësore të nivelit të Spitalit Amerikan , pse këto të drejta do t’iu mohohen shtetasve të Kosovës , në Burgun e Gjykatës Speciale ?! Vendosja e të drejtës për të dënuarit që ta vuajnë dënimin sa më afër familjes nuk është beneficion por standard ndërkombëtar i rregulluar me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e personave të privuar nga liria .

Kohëve të fundit po ngritet si shqetësim ndarja e mjeteve për mbrojtje ligjore të të burgosurve në Hagë , të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë  duke bërë publike shifra ( për këtë vit janë ndarë 6 milionë euro ) në kohën kur Kroacia vetëm për një rast , për rastin Ante Gotovina ka shpenzuar 33 milionë euro , hiç këtu mjetet që janë shpenzuar nga burimet tjera . Kosova ka për detyrim t’i kompensojë viktimat eventuale që e fitojnë këtë status nga vendimet e plotëfuqishme të Gjykatës Speciale dhe , në të njëjtën kohë ka për detyrim të paguajë mbrojten ligjore e çdo të akuzuari apo të dënuari nga  kjo Gjykatë , deri sa dënimi të bëhet i formës së prerë !

Të ngjashme