KMDLNJ mbështet kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK për anulimin e urdhëresave diskriminuese

Prishtinë | 11 Tet 2022 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMLDNj), ka mbështetur kërkesën e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK për anulimin e urdhëresave diskriminuese.

Përmes një komunikate për medie, KMLDNj, vlerëson se ato urdhëresa janë diskriminuese për faktin se infermieret nuk kanë përgjegjësi të bëjnë punët e të tjerëve e që nuk janë përshkruar në detyrimet që dalin nga kontrata ndërmjet palëve.

“Infermieret nuk mund ta marrin përgjegjësinë e furnizimit me barna gjatë vikendit sepse as nuk i përshkruajnë ato barna por e bënë mjeku i fushës përkatëse në baze të cilave edhe sigurohen barnat kurse infermieri i shpërndanë ato”, thuhet në komunikatë.

“Për KMDLNj është me rendësi përmbajtja e kontratës dhe çdo gjë që nuk është në kontrate nuk mund të imponohet qofte edhe si urdhërese. Urdhëresa mund të parashihet vetëm për situata të jashtëzakonshme dhe të përkufizohet për aq kohë sa zgjatë kjo dhe nuk mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme