Reagimi i plotë i KMDLNj-së:
SBASHK-u , thuaja në çdo fillim të vitit shkollor “ngjallet” nga pushimet verore dhe sajon ndonjë pretekst për organizim të grevave, në radhë të parë për përfitime materiale dhe për protagonizëm të cilin e përdor gjithashtu për përfitime materiale sidomos kur politikanët dhe politika kanë nevojë për klientelizmin e tyre të dëshmuar para dhe gjatë zgjedhjeve të parakohshme apo të jashtëzakonshme për mbledhje të votave.
Vitin e kaluar shkaktuan kaos pikërisht në fillim të vitit shkollor duke paralizuar procesin arsimorë të cilin e kushtëzuan me rritjen e pagave të mësimdhënësve në ndërkohë që pasi politika ua përmbushi kërkesat, nuk pranuan t’i kompenzojnë orët e humbura e që për mospunën e tyre i merrnin pagat sikur edhe të mirat e tjera që iu takojnë në kohën kur punojnë. SBASHK-u, vitin e kaluar me grevën tipike shantazuese dëmtuan rëndë të drejtat e nxënësve për të vijuar një proces normal arsimorë sikur edhe dëmtuan prindërit që i dërgonin fëmijët e tyre në shkolla por se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk lejoheshin të hyjnë brenda nga garda pretoriane e Rrahman Jasharajt, njeriu i dytë për ndikim dhe fuqi në botë menjëherë pas Donald Trampit.
Në atë kohë KMDLNj pati kërkuar nga SBASHK-u që përveç kërkesës për rritje të pagave të bëjnë kërkesë edhe për përmirësimin e kushteve për nxënës, sigurimin e kushteve që nxënësit të mos e ndërprejnë procesin e shkollimit (sidomos femrat) dhe të sigurohen kushte për nxënësit që detyrohen të shkojnë në shkollë duke ecur për faktin se nuk kishin transport të siguruar.
SBASHK-u në atë kohë deklaronte ata i përfaqësojnë interesat (materiale) të mësimdhënësve por jo edhe të nxënësve. Tash, kur në komunën e Kamenicës kanë filluar disa reforma në arsim përkatësisht racionalizimi i shfrytëzimit të objekteve shkollore e që janë përgjegjësi ekskluzive e komunës, SBASHK-u , duke e sajuar cilësimin se gjendja në komunën e Kamenicës në fushën e arsimit si shumë të rëndë, kërcënon me grevë, tash në “mbrojtje” të interesave të nxënësve dhe prindërve të tyre…”
Nëse gjatë kësaj reforme do të prekeshin të drejtat e mësimdhënësve, të cilët do të mbeteshin pa punë apo do të dëmtoheshin në ndonjë formë tjetër, SBASHK-u do të kishte të drejtë të përdorte të gjitha mënyrat e veprimit sindikalist për mbrojtje të këtyre të drejtave dhe do ta kishte përkrahjen e plotë të KMDLNj-së. Në rastin konkret, ndërhyrja e SBASHK-ut në përgjegjësitë ekskluzive të komunës së Kamenicës në fushën e arsimit është e kundërligjshme, e dënueshme dhe e papranueshme. Me kërcënime dhe greva shantazhuese, kryesisht për rritje të pagave, SBASHK-u po e merr rolin e arbitrit suprem në fushën e arsimit duke suspenduar në këtë mënyrë mandatin ligjor që e kanë DKA dhe MASHT.
Është sinjifikative që SBASHK-u, aktivitetet dhe kërcënimet shantazhuese për grevë po i intensifikon pikërisht para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, me të cilën po u dërgon ofertë të qartë subjekteve apo koalicioneve politike se janë të gatshëm ta vazhdojnë dhe përforcojnë raportin klientelist sikur edhe patën vepruar në zgjedhjet e vitit 2017.
E drejta për grevë si masë e skajshme e veprimit sindikalist është e lejuar dhe rregulluar me Ligjin për grevat në rast se ajo grevë nuk i shkel intereset e palës tjetër, nxënësve dhe prindërve të tyre e që këtë shpërdorim të të drejtave e ka bërë SBASHK-u e në vazhdimësi. Të gjithë duhet të veprojnë e punojnë në kuadër të mandatit që e kanë por pa i shkelur të drejtat e të tjerëve.