KMDLNj: Ndërkombëtarët nuk e morën parasysh Kallëzimin Penal për Masakrën e Dubravës

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Këshilli për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Njeriut, përmes një komunikate për media ka rikujtuar se në vitin 2002 kanë dorëzuar Kallëzim Penal për Masakrën e Dubravës në Tribunalin e Hagës, por edhe tek UNMIK-u dhe organet tjera të drejtësisë, por që asnjëherë nuk u mor parasysh, raporton EkonomiaOnline.

Sipas KMDLNj-së, Mostrajtimi i Kallëzimeve Penale nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX edhe për masakrat më të tmerrshme në mesin e të cilave Maskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat mund të krahasohet me Kampin në Aushvic apo Dahau, e bënë të kuptueshëm, pranueshëm dhe ligjor ndryshimin në Kodin Penal të Kosovës nga Ministria e Drejtësisë me të cilin mund të gjykohen dhe denohën në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë.

KY ËSHTË REAGIMI I PLOTE I KMDLNJ-SË

Në mesin e shumë kallëzimeve penale që KMDLNj ka bërë ndaj atyre që planifikuan, e përkrahën, nuk e penguan apo  bënë krime lufte, krime kundër njerëzimit, shkelje të zakoneve të luftës e deri në gjenocid në Kosovë e që nuk u trajtuan fare nga drejtësia ndërkombëtare, në rastin konkret nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë ishte edhe Kallëzimi  Penal për Masakrën e Dubravës.

Ky Kallëzim Penal ishte dorëzuar nga KMDLNj përkatësisht nga Prof.Dr.Pajazit Nushi dhe Tahir Demaj i Këshillit Rajonal në Pejë me datë 07.03.2002 në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish Jugosllavini dhe ish protokoluar me numer, NR.18/02.Kallëzimin Penal e kanë përgatitur : Tahir Demaj, Zenel Mekaj, Drita Krasniqi, Mubijene Begolli-Sedefi dhe Muhamet Asanaj.

Kallëzimi Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës është përgatitur në kohë ( viti 2000-2002) dhe është dorëzuar me kohë , më 7 mars 2002.

Mostrajtimi i Kallëzimeve Penale nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX edhe për masakrat më të tmerrshme në mesin e të cilave Maskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat mund të krahasohet me Kampin në Aushvic apo Dahau, e bënë të kuptueshëm, pranueshëm dhe ligjor ndryshimin në Kodin Penal të Kosovës nga Ministria e Drejtësisë me të cilin mund të gjykohen dhe denohën në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë.

Ndonëse, nga aspekti i të drejtave të njeriut, për shkak të pamundësisëtë sigurimit të një mbrojteje efektive edhe KMDLNJ ka pasur rezerva, në rrethanat ekzistuese kur Serbia është bërë mbledhës dhe mbrojtës i të dyshuarve për krime lufte e që janë larguar nga Kosova dhe kur Serbia refuzon çdo bashkëpunim, për më keq iu garanton mbrojtje dhe përkujdesje shtetërore, gjykimi dhe dënimi për krime lufte në mungesë është mënyra e vetme për të siguruar edhe një drejtësi sado të vogël për viktimat dhe familjet e tyre dhe përgjegjësi për kriminelët.

Me këtë Kallëzim Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës , KMDLNj shpreh respekt për të gjitha viktimat civile dhe ushtarake, familjarët e tyre si dhe për aktivistët e KMDLNj –së që kanë bërë një punë të madhe në dokumentimin e krimeve të luftës dhe që tani nuk janë në mesin e të gjallëve. Është bërë punë e madhe nga KMDLNj dhe të tjerët në këtë aspekt por e drejta e viktimave për drejtësi është sabotuar nga “drejtësia ndërkombëtare” !

P.S. Si shtojcë të reagimit , KMDLNj ia bashkëngjet vetëm fletën e parë të Kallëzimit  Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës ndërsa Kallëzimi i kompletuar është në KMDLNj.

Të ngjashme