Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë vizituar deputetin Milaim Zeka që është duke u mbajtur në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.
Sipas KMDLNj-së, vizita kishte për qëllim të sigurimit të informatave nëse të ndaluarit janë shkelur të drejtat e njeriut, që nga çasti kur është arrestuar , deri në kohën kur u vizitua nga ky këshill.
“I ndaluari M. Z i ka deklaruar KMDLNj –së se është lajmruar në Polici me ftesë të Policisë dhe se është intervistuar në prani të avokatit dhe se nuk ka asnjë ankesë në sjelljen e policisë gjatë intervistimit. M. Z i ka deklaruar KMDLNj –së se arrestimit i ka paraprirë një linçim publik medial ndaj tij dhe familjes dhe se arrestimi ka qenë i koordinuar”.
“Gjatë qëndrimit në Q. N . në Prishtinë, i ndaluari M. Z nuk ka asnjë vërejtje në sjelljen e stafit dhe nuk konsideron se ndaj tij në këtë qendër ka ndonjë veprim nga stafi që ia shkelë të drejtat e personit të ndaluar. Nuk ka deklaruar se ka ndonjë problem shëndetësor”, bën të ditur ky organ.
Milaim Zeka që është deputet i Nismës për Kosovën është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për mashtrimin e qytetarëve për viza pune në Gjermani.