Monitorues të KMDLNj- së, në kuadër të mandatit për monitorimin e qendrave ku mbahen persona të privuar nga liria apo në mbajtje të dënimit, me datë 19.07.2018 kanë vizituar të arrestuarit në lagjen Kalabria me datë 18.07.2018.
I ndaluari M. K 37 vjeç, shtetas i Kosovës deklaroi se është arrestuar me datë 18.07.2018 në ora 18:00 në lagjen Kalabria dhe se nuk e ka kundërshtuar urdhërin e policisë duke dalë nga vetura me duar mbi kokë pas së cilës është shtrirë për toke dhe është prangosur. Deklaron se afërsisht 1 orë, i prangosur është rrahur nga Policia e Kosovës – njësia speciale duke thënë se kanë qenë afërsisht 30 policë. Deklaron se me asgjë nuk e ka provokuar policinë për përdorim të forcës ndaj tij. Gjithashtu deklaron se sjelljet e policisë në stacionin policor kanë qenë korrekte e sidomos në Qendrën e Ndalimit ku nuk ka asnjë vërejtje.
Është njoftuar për të drejtat që i takojnë, ka avokat dhe është marrë në pyetje nga hetuesit policorë të prani të avokatit.
Është kontrolluar nga mjeku dhe në rastin e pranimit është edhe raporti mjekësorë.Gjatë vizitës shihen shenjat e përdorimit të forcës në fytyrë, shpinë, duar dhe këmbë. Shenjat janë të dukshme dhe si pasojë e përdorimit të forcës.
GJ. 32 vjeç, shtetas i Malit të Zi ishte arrestuar me 18.07.2018 në ora 18: 00 në lagjen Kalabria. Ai i deklaroi KMDLNj – së se ndaj tij nuk ishte përdorur forcë , as gjatë arrestimit, as një stacionin policor e as në Qendër të Mbajtjes. Ka angazhuar avokat dhe është marrë në pyetje në prani të avokatit. Familja e tij është lajmëruar për arrestimin. E vetmja vërejtje e tij ishte kërkesa që t’i lejohet përdorimi i barërave e që i ishin konfiskuar gjatë arrestimit.
KMDLNj vlerëson se sjellja e policëve në stacionin policorë dhe në Qendrën për Mbajtje ndaj të privuarve nga liria është në përputhje të plotë me ligjin dhe të drejtat e njeriut ndërkaq kërkon të hetohet nëse ndaj M. K gjatë arrestimit është përdorur forcë në kundërshtim me ligjin aq më parë që i arrestuari ka shenja të dukshme në trupin e tij si pasojë e përdorimit të forcës.
Për KMDLNj – në është me rëndësi të sqarohet periudha nga arrestimi e deri në dërgim në stacionin policor ngase kjo periudhë thuaja në të gjitha vizitat monitoruese deklarohet si kohë kur policia e përdorë forcën të cilën nuk e përdorë pastaj as në stacionin policorë e as në Qendrën e Mbajtjes.
Për KMDLNj – në paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria sidoms kur përdoret forca ndaj të arrestuarve që janë të neutralizuar , me pranga në duar..
KMDLNj e ripërsëritë kërkesën që të përmirësohen kushtet për stafin në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë duke ua ndërruar lokacionin.