Kur kanë mbetur vetëm gjysmë ore para përfundimit të afatit, asnjëri prej koalicioneve dhe subjekteve shqiptare ende nuk ka dorëzuar listën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka konfirmuar se deri në orën 23:30, asnjë nga koalicionet dhe subjektet politike shqiptare nuk i kanë dorëzuar listat.
Elezi ka konfirmuar se për zgjedhjet e 11 qershorit janë certifikuar 21 subjekte politike, nga të cilat 2 iniciativa (PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR), 17 parti politike dhe dy iniciativa qytetare.
Më herët gjatë ditës subjektet e pakicave i kanë dorëzuar listat me kandidatë.