Koalicioni i djathtë i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi mbajnë tubimin qendror të përmbylljes së fushatës zgjedhore në Prishtinë.
Tubimi mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Më pas kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti vazhdon agjendën e tij në Prizren ku do të marrë pjesë në tri tubime zgjedhore.