Koalicioni Shqiptar” ka dorëzuar listën e përbashkët zgjedhore në Komisionin Zgjedhor Republikan të Serbisë, ka njoftuar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Në një reagim pas dorëzimit të listës, Kamberi ka falënderuar aktivistët e partive politike për angazhimin, si dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.
Ai ka theksuar se, pavarësisht dallimeve politike, lufta kundër asaj që e cilëson si diskriminim shtetëror ndaj shqiptarëve duhet të shërbejë si pikë bashkimi.