Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje që të gjitha rastet e ndalimit apo arrestimit të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe të bëhen publike dhe të raportohen menjëherë tek institucionet përkatëse, duke paralajmëruar se kontrollet ndaj kosovarëve janë shtuar dukshëm kohët e fundit.
Deklarata e Kocit vjen pas arrestimit të Avdi Memçajt, i cili po mbahet në Burgun Qendror të Beogradit që nga 20 maji, pasi u ndalua në pikën kufitare në Merdare nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes një postimi në rrjetet sociale.Sipas Kocit, familja nuk e kishte bërë publik rastin për javë të tëra, nga frika se ekspozimi mediatik mund të krijonte presion shtesë dhe pasoja për anëtarët e tjerë të familjes.
Tashmë mbrojtjen juridike të Memçajt e ka marrë vetë Koci, i cili vlerëson se transparenca është mënyra më e mirë për t’u përballur me raste të tilla.
“Ai që ka problem duhet patjetër ta bëjë publik, të më informojë mua apo edhe organet shtetërore të Kosovës, në mënyrë që ne ta kemi pasqyrën e saktë dhe t’i ndërmarrimme kohë veprimet juridike”, deklaroi Koci.