Java e ardhshme pritet të sjellë një takim të ri mes ministrave të Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqsië, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias. Mediat greke shkruajnë se ky takim do të ndodh më 12 prill dhe do të jetë kyç për procesin e negociatave për kontestin bilateral. Sipas tyre, nëse ka përparim në negociata, nuk përjashtohet edhe takim i ri mes kryeministave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.
Takimin në fjalë e ka konfirmuar edhe lideri i partisë greke REKA, Stavros Theodhorakis, i cili u dje u takua me Kociasin për t’u informuar për rrjedhën e negociatave për çështjen e emrit. Ai në një intervistë për televizionin grek ERT ka deklarua se Kociasi e ka informaur se javën tjetër do të ketë takim të ri, ndërsa nëse gjërat shkojnë mirë, rasti do të kalojë në duart e dy kryeministrave.
Stavros Theodhorakis, REKA
“Kam thënë se ka shumë gjasa që prilli ta jep zgjidhjen. Më 12 të këtij muaji, siç më ka informuar zotri Kocias, do ta ketë takimin vijues të rëndësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme të IRJM-së dhe nëse ky takim kalon mirë, kuptoj se rasti do të shkoj në duart e dy kryeministrave”.
Ai tha se qëndrimi i partisë së tij është zgjidhje e cila paralelisht do të sjellë edhe detyrim juridik për menjanimin e irredentizmit.
Stavros Theodhorakis, REKA
“Ne dëshirojmë zgjidhje për emrin dhe njëkohësisht detyrime konkrete juridike për çlirimin e fqinjëve nga dispozitat dhe qëndrimet irredentiste edhe në Kushtetutë edhe në tekstet shkollore, sepse është e rëndësishme se si edukohen fëmijët. Këtë ia thash Kociasit”.
Megjithatë, data e takimit nuk ështa konfirmuar akoma zyrtaisht nga ministritë e Jashtme të dy vendeve. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë për TV Shenja thanë se do të ketë një takim të ri por, nuk është caktuar akoma data se kur do të realizohet.
Ndërkohë, Kocias pas raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë, tha se shpreson që në takimin e rradhës të bëhet një hap i madh. Dimitrov u shpreh se ka përparim të kushtëzuar në negociatat për çështjen e emrit.