Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) Maja Kocijançiç ka kërkuar sqarime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës në lidhje me vendimin e papritur të së martës, ku të gjitha produktet që vinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të paguajnë 10 për qind më shumë taksë të importit.
Ajo këto komente i ka bërë në një komunikatë për media.
“Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve që bien pë Kosovën nga marrëveshja e CEFTA-s. BE pret që Kosova, e cila aktualisht mban kryesimin e CEFTA-s, të përmbushë plotësisht detyrimet e CEFTA-s dhe të revokojë masën”, ka theksuar Kocijançiç.
Sipas saj, vendimi i Qeverisë së Kosovës minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në frymën e marrëveshjes së MSA-së.