Kocijançiq: Dialogu sot u mbajt në frymë konstruktive, nesër flitet për Asociacionin

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 18:39 | Nga

Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar sot dialogun në Bruksel, ku është diskutuar për implementimin e marrëveshjes së lirisë së lëvizjes, drejtësisë dhe IBM-në, ndërkohë që takimet do të vazhdojnë nesër dhe do të diskutohet për marrëveshjen për asociacionin serb, energjinë dhe urën në Mitrovicë.

Kështu ka thënë sot zëdhënësja e Bashkimit Evropian Maja Kociançiq, pas takimit ndërmjet delegacionit të Kosovës, të udhëhequr nga Avni Arifi dhe delegacionit serb, të prirë nga Marko Gjuriq.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe konstruktive. Të dyja palët konfirmuan gatishmërinë e tyre për të rifilluar diskutimet mbi tema të ndryshme që u diskutuan sot”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme