Tash për tash nuk ka datë për takimin e radhës ndërmjet kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës Hashim Thaçi, thotë Maja Kocijançiq, transmeton Koha.net.
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së saj ka deklaruar kështu pas deklarimit të një zyrtari serb se data e takimit të ardhshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës do të dihet sot ose nesër.
Megjithatë, siç përcjell b92, ajo ka thënë se kontaktet po vazhdojnë dhe se shërbimet profesioniste dhe ekipet janë në lidhje të përhershme.