“Koeficienti të rritet varësisht sa afër shefit je”, Miftaraj flet për parregullsi rreth Ligjit për Paga

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Juristi Ehat Miftaraj thotë se ka marrë ankesa nga punonjës publikë se nuk po u caktohet koeficienti, siç thuhet në shtojcën e Ligjit për Paga, por kjo po bëhet sipas dëshirës së eprorëve.

“IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetëra ankesa nga zyrtaret publik, me theks të veçantë nga agjencitë e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojcës/katalogut por është shndërruar ne fontanë dëshirash, ku varësisht se sa je afër shefit ose lidhjeve që ke me shefin edhe koeficienti rritet”, ka shkruar Miftaraj.

Ai i kërkon Ministrisë së Punëve të Brendshme që të shqyrtojë me kujdes listat që i dërgohen, që të mos ketë diskriminim të zyrtarëve publikë.

Shkrimi i plotë i Miftarajt.

Me 5 shkurt 2023 hyn ne fuqi Ligji per Pagat.

Institucionet publike, agjencite e pavarura jane duke i derguar listat e pagave ne Ministrine e Puneve te Brendshme dhe Administrate Publike per secilin zyrtar publik.

Shtojca (Katalogu) i pozitave te zyrtareve publik sipas Ligjit per Paga ka bere kategorizimin e pozitave, ku per secilen pozite eshte percaktuar edhe koeficienti.

IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante nga agjencite e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtareve publik nuk po caktohet sipas shtojces/katalogut por eshte shenderruar ne fontane deshirash, ku varesisht se sa je afer shefit ose lidhjeve qe ke me shefin edhe koeficienti rritet.

Ministria e Puneve te Brendshme duhet te jete vigjilente dhe te shqyrtoj me kujdes listat e pranuara ne menyre qe ligji per Pagat te zbatohet drejte, dhe te mos kete diskriminim te zyrtareve publik.

Sikurse, ne menyre qe ky proces te jete jete transparent do te ishte e mireseardhur qe listat e pranuara nga institucionet publike te jene te hapura per publikun ne menyre qe te demaskohen zyrtaret e larte publik qe me para publike tentojne te akomodojne interesat e nje grupi te vogel te miqve te tyre te aferte.

Transparenca dhe llogaridhenia sigurojne qe ligji per pagat te zbatohet ne menyre te drejte dhe evitojne mundesine e trajtimit te pabarabarte dhe eliminojne diskriminimin.

Të ngjashme