Koeman dëshiron t’i mbajë Griezmannin dhe Coutinhon në ekip

Prishtinë | 01 Gus 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Barcelona është e përgatitur të mbajë dyshen Antoine Griezmann dhe Philippe Coutinho këtë sezon, pasi si duket kjo është kërkesë e trajnerit Ronald Koeman.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona nuk i ka vendosur as Griezmann dhe as Coutinho në listën e transferimeve dhe menaxheri Koeman synon t’i mbajë të dy në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Rrethanat e vetme në të cilat klubi nga Camp Nou do të konsideronte shitjen e tyre është nëse një ofertë e pa-rezistueshme arrin para mbylljes së afati kalimtar veror.

Sidoqoftë, me një numër klubesh potenciale evropiane që vuajnë nga kufizimet financiare, kjo gjykohet të jetë e pamundur.

Koeman ka qenë i kënaqur me qëndrimin dhe formën e Griezmann gjatë para-sezonit, veçanërisht në dy ndeshjet ndaj Granada dhe Stuttgart.

Coutinho, ndërkohë, po punon për t’u rikthyer në formë ideale pasi pësoi një dëmtim të meniskut në gjurin e tij të majtë dhjetorin e kaluar që e detyroi atë të humbasë gjysmën e dytë të sezonit.

Të ngjashme