Trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman ka folur rreth kapiteni të ekipit, Lionel Messi, për të cilin thotë se duhet të ketë shumë më tepër respekt, teksa shtoi se nuk e sheh duke u larguar nga Camp Nou.
Messi u befasua nga një tufë gazetarësh pasi u kthye nga Argjentina në Barcelonë pas pushimit ndërkombëtar dhe iu përgjigj një pyetje provokuese në lidhje me shokun e ekipit Antoine Griezmann.
“Jam lodhur duke qenë gjithnjë problemi i gjithçkaje në këtë klub”, kishte deklaruar Messi i nervozuar.
Komentet dhe rreth Messit dhe situata e krijuar ka bërë që të reagojë edhe trajneri Koeman, i cili u pyet në një konferencë shtypi.
“Ju duhet të respektoni njerëz si Leo shumë më tepër. Është mosrespekt kur e pyesni për Antoine dhe synoni të krijoni polemikë. Unë nuk kam parë ndonjë problem mes të dyve”, ka thënë fillimisht Koeman.
Koeman gjithashtu ka folur edhe për të ardhmen e yllit argjentinas për të cilin thotë se nuk e sheh të largohet nga Camp Nou.
“Jo, nuk e shoh Messin jashtë klubit. Unë nuk do të përgjigjem më pyetjeve në lidhje me këto gjëra”.
“Sipas mendimit tim, e ardhmja e Messit duhet të kalojë nëpër Barça. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi holandezi.