Kogjenerimi, në 5-10 vitet e ardhshme pritet të kyçen rreth 200 mijë banorë në rrjetin e ngrohjes

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 15:52 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qendra për Informim dhe Kulturë e BE-së,  ka diskutuar për Efiçiencën e Energjisë, Kogjenerimin dhe projektin e ngrohjes së qytetit në Prishtinë.

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se kogjenerimi është një prej projekteve më të rëndësishme që ndikon në mbajtjen e ajrit të pastër. Sipas tij, dyfishimi i kogjenerimit do ndihmojë në kyçjen e një pjese më të madhe të qytetarëve në rrjetin e ngrohjes dhe kjo do ndihmojë në ajrin.

“Ajri pastër është tepër i rëndësishëm. Sëmundjet respiratore janë tepër më të theksuara dhe këtë mund ta shohim edhe me statistika, që tregojnë për koston që ndotja e ajrit ka në përgjithësi. Nuk kemi një raport të mirëfilltë për ndotësit. KEK-un nuk mund ta lëvizim,  por mund të intervenojmë në filtra, që grimcat që vijnë këtu të jenë më të vogla se sa janë sot”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

“Për familjen, rryma është shumë shtrenjtë, nxehje qendrore nuk kemi dhe zgjidhje tjetër nuk kemi. E kemi vërejtur idenë e kogjenerimit për mi përdorë për të mirë termocentralin që e kemi afër. Termokosi ka marrë kredi për me realizuar një pjesë të këtij projekti. Kur e kemi lëshuar atë ditë nxemje 24h ka qenë ndjenjë shumë mirë”.

Ai ka thënë se në 5-10 vitet e ardhshme duhet të dyfishohet kogjenerimi dhe të kyçen rreth 200 mijë banorë.

“I kyçëm 12 mijë familje, e kemi kapacitetin me këtë kogjenerim përafërsisht të fusim edhe 30 mijë. Problemin e kemi se krejt po donë me u kyç por nuk e kemi kapacitetin për këtë. Duhet të sigurohemi se zgjerimin e rrjetit e bëjmë në mënyrë të barabartë. E shfrytëzuam rastin që edhe në kuvend me fut në rezolutë që kuvendi e obligon qeverinë me dyfishu kogjenerimin në KEK”, ka thënë Ahmeti.

11 milionë dollarë , qeveria amerikane ka ndër për Termokosin. Primare duhet të jetë kongjenerimi.

Rene Eschemann, shef i zyrës së KFË në Kosovë ka thënë se ky projekt e bënë edhe reduktimin e ndotjes dhe ka impakt financiar.

“Ky projekt e bënë edhe reduktimin e ndotjes dhe ka impakt financiar. Në të kaluarën Termokosi ka blerë mazut, ndërsa tash është e gatshme të furnizojë më shumë qytetarë. Plani është të shkohet me kyçjen e dytë, por qeveria gjermane ka marrë një vendim qe shkon me idenë e gjelbër, që të dekarbonizojë ekonominë. Ne si bankë nuk mund të angazhohemi më. Pas kësaj do kalojmë në burime të ripërtërishme”, ka thënë ajo.

Naser Canolli, kryeshef ekzekutiv i NP Termokos, ka thënë se këto projekte e fuqizojnë Termokosin.

“Procesi kogjenerimit është duke ecë përpara. Pesë vitet e fundit kongjenerimi ka funksionuar qind për qind. Benefitet janë të shumëllojta, ngrohja gjatë sezonen dimërore, ku Termokosi furnizon konsumatorët 24h. Kjo ka ndikuar edhe në mbrojtjen e ambientit. Termokosi nuk e ndot ambientin. Ka ndikuar në kursimin e mjeteve financiare.”, ka thënë ai.

Luigj Imeri, drejtor ekzekutiv i divizionit TC Kosova b, ka thënë se është ndër projektet më të rëndësishme për të cilin ka thënë se bashkë me projektet tjera do të implementohen deri në vitin 2021.

“Ky projekt mund të përdoret edhe gjatë verës që mund të ofrojmë qytetarëve edhe ujë të ngrohtë. Njëjtë që përdoret për MG ngrohje termike mund të përdoret për ngrohje të ujit”, ka thënë ai.

 

 

Të ngjashme